Gastronomia paralajmëron sërish rritje të çmimeve

Rritja e çmimeve ka prekur edhe sektorin e gastronomisë.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, në një përgjigje për SHQIP.com ka thënë se rritje të çmimeve pritet me pas prapë, varësisht nga menaxhimi i krizës.
“Varësisht se si menaxhohet kriza ashtu do të ndodhe edhe rritja e çmimeve. Ka vende që dikush i ka rrite në një masë të vogël, dikush në një masë më të madhe. Diferenca është se të disa biznese rritja ka ndodhur në ushqim, të disa në pijë alkoolike dhe të tjerë në makiatos”, ka shtuar ai.
Vranica ka thënë se Qeveria duhet të ulë disa nga tatimet në mënyre që të këtë stabilitet të çmimeve.
“Qeveria duhet me i prek disa nga politikat fiskale, duhet t’i ndryshojë disa prej tatimeve në furnizim dhe prodhim dhe po ashtu, në gastronomi në shitje në aspektin e TVSH-së që të këtë ulje në çmim”.
Ndryshe, Kosova ditëve të fundit është përballur me rritje të çmimeve.
Ngritja më e madhe është vërejtur në produkte bazike dhe në ato të naftës./SHQIP.com