Gastronomia do të jetë e hapur deri në ora 23:00, por muzika ndalet më herët
Publikuar:
(23.10.2021 17:40:34)

Gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00.
Kjo pasi, në mbledhjen e 41’të të Qeverisë është vendosur për lehtësimin e disa nga masat anti-COVID.
Kështu, për 90 minuta më shumë qytetarët mund të jenë brenda ambienteve të gastronomisë.
Por, nga ora 21:30 nuk do të lejohet të lëshohet muzika.
Po ashtu, për të hyrë brenda duhet vërtetimi i vaksinës anti-COVID.
Ndryshe, është ndryshuar edhe orari i orës policore – që tash fillon prej 00:00 e deri në 05:00 të mëngjesit. /Shqip.com