Lajme

Gashi – Kurtit: Kthehu te çështja e pandemisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i ka thënë Albin Kurti të kthehet te tema e pandemisë.

“Kerkush nuk mundet me hi në Kosovë pa i respektu rregullat e këtij vendi, po ti ktheju pandemisë, 604 vetë të kanë vdekur këtu po të presim këtu përgjigju”.

Kuvendi i Kosovës po e zhvillon seancën e parë pas kthimit nga pushimet verore.

Lexo edhe:
Kryeministri Kurti: Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër

Aty, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për reciprocitetin e targave pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Por, nga opozita e ka lidhur këtë edhe me “fushatën zgjedhore”, duke thënë se duhet të flasin për pandeminë COVID-19.

Më pastaj, ministra i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se Kosova po e kalon variantin delta për dy muaj.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, i cili e kritikoi Qeverinë pikërisht për pandeminë. /Shqip.com