Gashi: Berishaj është në Prishtinë dhe i gatshëm për të dhënë sqarime
Publikuar:
(24.02.2023 17:49:28)

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Prokurorisë, duke thënë se Martin Berishaj është në Prishtinë.
Ai gjithashtu ka thënë se Berisha është i gatshëm në çdo moment për të dhënë sqarime në Prokurori.
“Drejtësia nuk bëhet me presion. Drejtësia bëhet me fakte. Për ata që gjithmonë vonohen. Unë po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke njoftuar Prokurorinë se z. Berishaj është në Prishtinë dhe se në çdo moment ai është i gatshëm për të dhënë sqarime në Prokurori. Martini nuk ka se çfarë të fshehë”, ka shkruar Gashi.
/Shqip.com