Gardiani i Ballkanit rikthehet në stërvitje

Gardiani Ballkanit, Stivi Frashëri është rikthyer në stërvitje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Suhareka – përmes një postimi në Facebook.
Frashëri shihet duke u përgatitur – dhe tashmë duket se është i gatshëm për t’i ndihmuar skuadrës.
Numri 1 i portës së “xhebrailave” ishte sulmuar fizikisht nga disa tifozë të SC Gjilanit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.
Frashëri ishte goditur në kokë, por fatmirësisht pas ekzaminimeve të kryrera – doli që nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz.
Ai është i pazëvendëueshëm në formacionin startues të trajnerit Ilir Daja dhe pa asnjë dyshim është një nga shtyllat kryesore të skuadrës.
Sa i përket formës ekipore, Ballkani është lider në Superligë.
Skuadra nga Suhareka ka grumbulluar 60 pikë – pas 28 ndeshjeve të zhvilluara.
Tetë më shumë se Drita që pozicionohet në vendin e dytë. /Shqip.com
