Sali Berisha takon Gani Gecin, bisedua për Kosovën dhe Shqipërinë
Publikuar:
(15.04.2022 20:02:26)

Ish-deputeti, Gani Geci ka biseduar për Kosovën dhe Shqipërinë me ish-presidentin, Sali Berisha.
Geci ka bërë të ditur se së bashku me Sabi Kaçanolli kanë vizituar në mënyrë miqësore, Berishën.
“Biseduam për Kosovën, për Shqipërinë për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit e politikës në Kosovë të cilët tentuan ta ndajnë Republikën e Kosovës, biseduam edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri edhe për LDK-në në Kosovë gjithashtu dhe për shumë çështje me prioritet në përgjithësi”, ka shkruar Geci.
Ai gjithashtu ka thënë se e ka përgëzuar doktorin, për shëndetin dhe energjinë e pashtershme që sipas tij e ka dhunti nga Zoti dhe në fund e ka falënderuar për pritjen./Shqip.com