Galeria e Ministrisë së Kulturës prezanton Programin Artistik për vitin 2022

Galeria e Ministrisë së Kulturës ka prezantuar programin e vitit 2022.
GMK, ka shpërndarë, një video në “Facebook”, ku shfaqen emrat që do të jenë pjesë e këtij programi.
Në video shihen emrat Enkelejd Zonja, Vigan Nimani, Nysrek Salihamixhiqi, Nurhan Qehaja, Violeta Xhaferi, Luan Bajraktari, të cilët do të jenë të ndarë për muajt janar, maj, korrik, shtator dhe nëntor.
Galeria e Ministrisë së Kulturës funksionon si një “zyre” e drejtpërdrejt e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Departamentit të Kulturës.
Për programin e saj është përgjegjës “Këshilli Vlerësues dhe Përzgjedhës” i përbërë nga tre anëtarë të jashtëm.
GMK ka filluar punën në shtator të vitit 2000, si Galeri e Departamentit të Kulturës dhe me rastin e shpalljes së Këshillit të Ministrave ajo është emërtuar “Galeri e Ministrisë së Kulturës”.
Ndërkaq, që nga fillimi i saj e deri më sot, janë organizuar mbi 200 ekspozita individuale e kolektive të autorëve vendor dhe ndërkombëtar.