Teknologji

Galaxy S23 mund të vij me lidhje satelitore

Pas Apple edhe Samsung i ka hyrë garës për t’u ofruar përdoruesve, mbështetje të komunikimit satelitor në flamurët e tij të gjeneratës së ardhshme.

Një raport i ri nga Koreja e Jugut zbulon se kompania po punon me Iridium Communications me bazë në SHBA, për të ofruar lidhje satelitore për serinë e ardhshme Galaxy S23.

Raporti thekson se Samsung po punon me Iridium Communications për të shfrytëzuar 66 satelitët e komunikimit me orbitë të ulët të kësaj të fundit për të sjellë funksionin te përdoruesit e serisë Galaxy S23.

Ndryshe nga zbatimi i Apple, i cili ofron vetëm komunikime urgjente përmes satelitit, funksioni i komunikimit satelitor i Samsung mund t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe me tekst dhe imazhe me rezolucion të ulët.

Kompania thuhet se ka kapërcyer të gjitha pengesat teknike për të paketuar një sistem të ri të aftë për komunikim satelitor në pajisje.

Për momentin, nuk është e qartë nëse Samsung do ta ofrojë këtë veçori falas, sikur Apple ose do të tarifojë përdoruesit për dërgimin e mesazheve dhe mediave përmes një lidhje satelitore.

/Shqip.com