Sport Ndërkombëtar

Gakpo: Dua të luaj në Premierligë, më pëlqen Arsenali

Cody Gakpo është në radarin e klubeve të Premier Ligës që gati dy sezone.

Sulmuesi i krahut të majtë ka 17 gola dhe 15 asiste këtë edicion në të gjitha garat me PSV.

Ai është i vetëdijshëm se klube të ndryshme angleze po e monitorojnë dhe ka folur për Arsenalin në veçanti, raporton “Goal”.

Përveç “The Gunners”, edhe klube si Manchester United dhe Liverpool kanë shprehur interesim të madh për të.

“Të gjithë duan të luajnë një herë në Premier Ligë. Unë nuk favorizoj asnjë ekip, por më pëlqen shumë Arsenali.”, tha ai në një intervistë për “the Sun”.

Gakpo feston golin për PSV

“Unë e shihja Henryn kur isha më i ri, sepse ai ishte një djalë i gjatë që lunate në krah”, u shpreh ai, ndonëse me parametrat e njëjta trupore me legjendën e Arsenalit.

Holandezi gjithashtu tregoi se i pëlqen ta shikojë Liverpoolin për arsye se bashkëkombasi i tij Van Dijk luan aty.

22 vjeçari nuk ka hezituar të cek se nëse merr ofertë nga një klub që luan në Ligën e Kampionëve çdo sezon, ai nuk do ta refuzonte.

Gakpo feston golin për “Oranje”

Aktualisht, anëtari i PSV Eindhoven ka kontratë me gjigantin holandez deri në qershor të 2026-tës, të cilën e nësnshkroi në janar të këtij viti.

Vlera e tij në treg është  25 milion euro, sipas “transfermarkt”.

Ai ka katër paraqitje për kombëtaren ku ka aritur të shënojë një gol për “Oranje”. /Shqip.com