Lajme

Gabimi amator / Komuna e Prishtinës bën zebra “pa dalje”

Komuna e Prishtinës bën zebra “pa dalje”
Komuna e Prishtinës bën zebra “pa dalje”

Komuna e Prishtinës është treguar “kreative” në lagjen e Muhaxhirëve, duke e shënjuar këtë vendkalim që në përfundimin e zebrave ndeshesh me një mur shtëpie.

Në fakt ky nuk është i vetmi vendkalim i tillë, pasi edhe tjetri përballë tij të çon në murin e një shtëpie.

Prandaj këto zebra krejt të çuditshme, të cilat sipas banorëve  janë shënjuar ditëve të fundit në rrugën “Naim Frashëri” në lagjen e Muhaxherëve në kryeqytet, mbesin të pashfrytëzuara.

Madje, qytetarët thonë se edhe kanë qeshur kur i panë këto zebra që nuk i hyjnë hiç në punë këmbësorëve.

”Kjo veç praktike nuk është, është veç absurde çka po shihet, logjikë nuk ka, kjo lagje duhet me reagua”, u shprehën nga banorët e kësaj lagje.

E dikush tjetër krejt këtë po e sheh pasojë të mungesës së mbikëqyrjes së punimeve.

”Kurrë si mbikëqyr kurrkush veç shkel e shko edhe jena mësua me këtë vend”.

Edhe për ngasësit e veturave ky organizim i shenjave vertikale nuk ndihmon aspak në mbarëvajtjen e komunikacionit.

“Nuk është në rregull, nuk është mirë, sipas parashikimeve të mia qikjo është gabim, hajde ajo diçka, amo kjo hiç s’u dashtë”, tha njëri prej tyre.

Klan Kosova nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga Komuna e Prishtinës për të kuptuar se si u bë që vijat e bardha të vizatohen në këtë mënyrë.

/Shqip.com