Lajme

G7 thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjen

Liderët e G7 / Foto: CNN

Liderët e shteteve të grupi G7 kanë pasur temë diskutimi në Hiroshima të Japonisë edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një komunikate, vendet e G7 mirëpresin marrëveshjen për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e Implementimit të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars.

Vendet e G7 kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë që të zhvllokojnë potencialin e tyre të plotë dhe të avancojnë raportet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

“Për të zhbllokuar potencialin e tyre të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne bëjmë thirrjenga të dyja palët të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatës”, thuhet në komunikatë.

/Shqip.com