Teknologji

“Future2 Tech” hapet në Tiranë

I organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech të cilat kanë mbledhur 75 kompani nga vendi dhe rajoni ku do të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, por gjithashtu do të shihet edhe vizioni që kanë kompanitë për teknologjinë në të ardhmen.

Do të ketë panele diskutimi, forume të ndryshme mbi sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale dhe realitetin virtual.

“Synimi kryesor është të bëjmë bashkë të gjithë faktorët të japin mesazhin e tyre për zhvillimin e teknologjik të vendit. Është një panair që do të përsëritet dhe do të ketë edicione të ardhshme dhe presim që të shërbejë ky si një referencë e mirë për vazhdimësinë”, është shprehur CEO e Iceberg Communication, Enejda Shku.

Gjatë dy ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj.

Folës ndërkombëtarë, do të jenë gjithashtu pjesë e eventit.

Audienca nga ana tjetër pritet që do jetë e gjerë kjo sepse sot të rinjtë janë të interesuar për teknologjinë.

 “Krijohet një hapësirë shumë e mirë për të gjithë të rinjtë të cilët duan të informohen, duan që të ndjekin zhvillimet më të fundit të teknologjisë, të shikojnë një akses më të shpejtë në tregun e punës përmes ofertës që do të prezantohet në panair”, u shpreh Enejda Shku.

Panairi do të mbahet për dy ditë 21 dhe 22 shtator në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë nga ora 9:00- 20:00.

/Shqip.com