Futbollistja shqiptare Riola Xhemaili me kontratë të re në Freiburg

Riola Xhemaili ka nënshkruar kontratë të re me Freiburgun që e mban atë në klub edhe për një vit.
Klubi e ka bërë të ditur lajmin përmes uebfaqes dhe profilit zyrtar në Facebook.
Futbollistja shqiptare u transferua në Breisgau verën e kaluar dhe deri më tani ka bërë 18 paraqitje në Bundesligën e Femrave FLYERALARM.
Reprezentuesja zvicerane ka asistuar pesë gola këtë sezon dhe ka shënuar për herë të parë në ndeshjen e javës së kaluar kundër Sand.
Ajo fillimisht shërbeu Kayikcin në minutën e 10-të teksa në të 44-tën tundi vet rrjetën.
Fjalë të mira për gjilanasen pati edhe kreu i departamentit të SC, Birgit Bauer-Schick.
“Riola është ende shumë e re dhe ka shumë talent. Më vjen mirë që dëshiron të vazhdojë zhvillimin e saj në klubin toonë. Ajo bëri kapërcimin nga zviceranja në Bundesligën gjermane. Tani ka të bëjë me vendosjen hap pas hapi në këtë ligë”, tha ajo.

Edhe vetë futbollistja pati fjalë miradie për klubin gjerman.
“SC Freiburg vendos standarde në zhvillimin e lojtarëve të rinj. Unë ndihem jashtëzakonisht rehat këtu dhe ndjej vlerësimin e të gjithë klubit. Do të doja të vazhdoj ta ndjek këtë zhvillim pozitiv dhe të luaj një rol të madh në garën e barabartë. ndeshje me skuadrat më të mira në Gjermani”, u shpreh Xhemaili.
Gjithashtu, klubi njoftoi se u ra fakort që të mos zbulohej përmbajtja e plotë e kontratës.
Përndryshe, Riola është vajza e ish-futbollistit shqiptar nga Gjilani dhe veprimtarit të suksesshëm në Zvicër, Agron Xhemaili. /Shqip.com