Futbollistja më e mirë në botë – mbetet jashtë Kampionatit Evropian
Publikuar:
(06.07.2022 08:18:30)

Kombëtarja spanjolle është në “ethe”.
Ylli i skuadrës, Alexia Putellas ka pësuar një lëndim, si pasojë e të cilit e ka humbur Kampionatin Evropian.
Tri ditë para se Spanja të nis kampanjën e madhe të këtij kompeticioni, Putellas ka këputur ligamentin e përparmë të gjurit të majtë.
Mungesa e Alexias – do jetë një hendikep i madh për këtë skuadër – sepse ajo është futbollistja më e mirë në botë.
Anëtarja e Barcelonës ka zhvilluar mbi 100 ndeshje me Spanjës – më së shumti në histori, teksa ka realizuar 27 gola.
Lëndimi i saj do t’i hap rrugët ndonjë futbolliste të re për ta ftuar.
Spanja – ndeshjen e parë në këtë turne e zhvillon të premten – kundër Finlandës – në kuadër të Grupit B ku gjenden edhe Danimarka me Gjermaninë. /Shqip.com