Futbollistja më e mirë në botë – e humb sezonin e ri
Publikuar:
(12.07.2022 16:29:46)

Nga qielli – në humnerë.
Futbollistja më e mirë në botë, Alexia Putellas do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 10 deri në 12 muaj – sipas Mundo Deportivos.
Reprezentuesja spanjolle pësoi këputje të ligamenteve – përderisa po stërviste me kombëtare – ditë më parë.
Ajo – jo vetëm që e ka humbur Kampionatin Evropian që po zhvillohe, por edhe sezonin e ri.
Mungesa e Alexias – do jetë një hendikep i madh për këtë Spanjën dhe Barcelonën.
Putellas ka zhvilluar mbi 100 ndeshje me Spanjës – më së shumti në histori, teksa ka realizuar 27 gola.