Sport Ndërkombëtar

Futbollisti merr leje, Shqipëria përforcohet para miqësores me Italinë

Sulmuesi Myrto Uzuni do të udhëtojë nga Spanja për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për përballjen miqësore me Italinë, që zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”.

“Bomberi” kuqezi, pjesë e Granadës në La Liga2, ka mundur të marrë leje nga klubi i tij për të qenë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore luksi, raporton Panorama.

Keidi Bare dhe Myrto Uzuni

Në fakt, Divizioni i Dytë në Spanjë nuk ndërpritet në këtë periudhë të Botërorit, por Uzuni i ka bindur drejtuesit e Granadës për t’u shkëputur për pak ditë, ndërsa në fundjavë do të jetë sërish në Spanjë, për ndeshjen me Albaceten më 18 nëntor.

Prania e Uzunit për ndeshjen miqësore me Italianë shton forcën e Shqipërisë në fazën e avancuar, pasi sulmuesi nga Berati po kalon një formë të shkëlqyer, teksa rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas 2 me 8 gola.

/Shqip.com