Sport Shqiptar

Futbollisti 22-vjeçar shqiptar e humb jetën në Itali pas një aksidenti në trafik

Futbollisti i ri shqiptar, Petrit Jashari, e ka humbur jetën ditën e sotme në Itali, raporton “La Nazione”, shkruan Shqip.com.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo ku ka luajtur si portier.

Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij.

Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.

/Shqip.com