Futbollistët që nuk u ndëshkuan asnjëherë me karton të kuq

Emocionet që ngjallin ndeshjet e futbollit – kanë qenë arsye pse shumë lojtarë të mëdhenjë – kanë dalë nga vetja shpesh.
Dhe jo rrallë herë ndeshjen e kanë përfunduar para kohës – duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Por, ka disa futbollistë që nuk janë “skuqur” asnjëherë
Andres Iniesta

Legjenda spanjolle ishte i madh në fushën e gjelbër dhe jashtë saj.
Ani pse fitoi të gjitha trofetë në futboll, ai nuk u bë asnjëherë pjesë e skandaleve.
Iniest bëri gjithsej 674 paraqitje për klubin dhe 131 për kombëtaren spanjolle. Por atij nuk iu dha asnjë karton i kuq në karrierën e tij.
Ai tani është 37 vjeç dhe luajti për Barcelonën për pjesën më të madhe të karrierës së tij dhe tani luan për Vissel Kobe në Japoni.
Philipp Lahm

Legjenda gjermane, Philipp Lahm renditet në vendin e dytë në listën e futbollistëve me zero karton të kuq.
Faktikisht, ai është i vetmi gjerman – që e ka regjistruar këtë statistikë.
Phillip Lahm bëri gjithsej 765 paraqitje në karrierë nga të cilat 652 në nivel klubesh dhe 113 në nivel ndërkombëtar.
Lahm ka zhvilluar shumë ndeshje – edhe repartin defanziv si mbrojtës i krahut dhe u dëshmua me 60 kartonë të verdhë, por asnjëherë më të kuq.
Raul Gonzalez

Për më shumë se një dekadë e djersiti fanellën e Real Madrid.
Ishte edhe pjesë e kombëtares spanjolle, por emri i tij nuk u shënua asnjëherë në listën e futbollistëve me karton të kuq.
Raul ka zhvilluar 942 ndeshje në nivel klubi dhe 102 paraqitje me komëbatren spanjolle.
Ryan Giggs

“Giggsy” zhvilloi 963 ndeshje me Manchester United.
Fitoi Premierligën, Ligën e Kampionëve – ama me të kuq su ndëshkua asnjëherë.
Ai luajti për Djajtë e Kuq nga viti 1991 deri në 2014 para se të tërhiqej si lojtar. Megjithatë, në këtë periudhë të gjatë kohore, kurrë nuk u përjashtua nga fusha.
Giggs tani po shërben si trajner i kombëtares së Uellsit.
Futbollistë të tjerë – që nuk janë ndëshkuar kurrë me karton të kuq janë edhe Michael Platini, Gary Lineker, Araon Hughes dhe Karim Benzema. /Shqip.com