Sport Ndërkombëtar

Fury rezulton pozitiv me COVID-19, shtyhet përballja me Wilderin

Wilder v Fury

Kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe pritet që pëballja e tretë me amerikanin, Deontay Wilderin të shtyhet deri në vjeshtë, transmeton Shqip.com.

Fury dhe Wilderin kishin planifikuar të përballeshin më 24 korrik në Las Vegas për të përfunduar serinë e tyrë të dueleve.

Ky do të jetë meçi i tretë, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore të Fury do të shtyhet për tetorin e këtij viti.

Krahas tij, edhe disa anëtar të kampit ku ka qëndruar Fury në SHBA, kanë rezultat pozitiv në testin e fundit për Coronavirus.

Britanezi ka fituar 30 meçe në 31 sa i ka gjithësej gjatë karrierës së tij, ai është i pamposhtur derisa ka vetëm një barazim./Shqip.com