Sport Ndërkombëtar

Fury nënçmon keq Joshuan

Tash e sa kohë flitet për një meç të mundshëm mes Deontay Wilder dhe Antony Joshua. Lidhur me një duel të mundshëm mes tyre ka komentuar edhe kampioni i WBC, Tyson Fury.

Boksieri britanik, i cili njihet për një ‘antipati’ në raport me Joshuan, ka thënë se është i gatshëm të vë në bast 1 milion funte, për të favorizuar një nokautim të Joshuas.

“Do të doja shumë ta shihja atë meç, por nuk mendoj si ai (Joshua) e synon atë përballje. Kjo është e thjeshtë, nuk mendoj se ai do të përballet me dikë që e nokauton. Ky është mendimi im personal. Wilder sigurisht do ta nokautonte Joshuan. Unë do të vija bast. Do të vija bast një milion funte”, ka thënë Fury.

Kujtojmë se Fury e ka mposhtur Wilderin në dy përballje, kurse në një tjetër janë ndarë me barazim, por me Antony Joshuan, nuk është përballur asnjëherë.

/Shqip.com