Sport Ndërkombëtar

Fury: Kam përdorur Dillian Whyte si çantë grushtimi në stërvitje

Tyson Fury

Ndeshja e ardhshme e titullit të kampionit në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Dillian Whyte po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

“Gypsy King” ka thëne se e ka përdorur Whyte si një thes grushtimi gjatë seancave të mëparshme sparring.

WBC announce they have made special 'Union Belt' to be awarded to winner of Tyson  Fury vs Dillian Whyte all-British fight
Fury – Dillian

“Unë e kam ndeshur Dillian Whyte shumë, shumë herë dhe çdo herë e kam përdorur atë si një thes goditjeje. Ka pasur raste kur ai nuk mund të mbrohej. Kishte raste kur duhej të ndalonim sparringun”, tha Fury për BT Sport.

Fury dhe Whyte do të takohen më 23 prill në stadiumin Wembley dhe “lufta e fjalëve” veçse po rritet.

Tyson – ndeshjen e fundit e kishte zhvilluar me datë 9 tetor të vitit 2021 – kundër Wilder./Shqip.com