Fundjava me mot të mirë, diell dhe rritje e temperaturave
Publikuar:
(20.05.2023 08:03:40)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
IHK njofton se vranësira të pakta parashihen në relievin malor, ndërkaq temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.
Instituti po ashtu bën të ditur se të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura të ngjashme.
Në pjesën e dytë të ditës parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.
Gjatë këtyre dy ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
/Shqip.com