Fundjava kthehet me ndeshjet dyta “Play-off” në basketboll

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në ndeshjet e para fitimtare dolën Peja dhe Prizreni 16, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.
Të shtunën do të përballen Bashkimi dhe Peja, dy skuadra me shumë traditë në basketbollin e kosovar.

Pejanët fituan sfidën e parë 94:70 dhe prizrenasit duhet të fitojnë ndeshjen e dytë, në mënyrë që fituesi të vendoset në takimin e tretë.
Nëse verdhezinjtë shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në gjysmëfinale ku i pret Trepça, që u rendit e dyta në garat e rregullta.
Përballja tjetër është mes Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës.
Prizrenasit shënuan fitore në ndeshjen e parë 95:87, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra.

Sfida e dytë pritet të jetë interesante me prishtinasit që kërkojnë fitoren për të barazuar serinë çerekfinale dhe prizrenasit që duan gjysmëfinalen, ku i pret lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli.
Takimi mes Bahkimit dhe Pejës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45, teksa një ditë më pas – të dielën, Prishtina pret Prizrenin 16 nga ora 17:00. /Shqip.com