Lajme

FSK, institucioni më i besueshëm për qytetarët

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mbetët institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit, siç tregon edhe një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Sipas këtij sondazhi, 73% e kosovarëve besojnë shumë në institucionin e sigurisë, ndërsa 15% të tjerë kanë shfaqur disi mosbesim për të.

Statistikat tregojnë se vetëm 11% e qytetarëve në Kosovë janë shprehur se nuk i besojnë këtij institucionit, derisa 1% prej tyre kanë refuzuar të anketohen.

Sondazhi ka bërë edhe një krahasim me matjen e vitit 2021, kur përqindja e qytetarëve që i besonin ushtrisë ishte 66%. Dy vjet më vonë është rritur besueshmëria për 7%.

Nga matje të ndryshme, Forca e Sigurisë së Kosovës prinë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve.

/Shqip.com