Lajme

FSK do të shkojë në një mision në Poloni

Forca e Sigurisë së Kosovës

Forca e  Sigurisë së Kosovës do të dërgojë një kontigjent me pjesëtarë të saj për një mission në Poloni, përcjell Shqip.com.

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, deklaroi se janë duke punuar për të shikuar pjesëmarrjen edhe në misione tjera.

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi.

“Pas përmbylljes së misionit të parë jashtë vendit, paralelisht për një periudhë kohore jemi në proces të krijimit të relatave dhe marrëveshjes për dërgimin e kontigjentit të ri me ushtarë në misione jashtë vendit, në Poloni, në kuadër të komandës amerikane për Evropë.

Por jemi në proces edhe të analizës dhe vlerësimit edhe për misone tjera jashtë vendit”, ka thënë Isufi në Klan Kosova./SHQIP.com