Lajme

Fshehje pasurie/ SPAK merr në hetim deputetin e PD, Asllan Dogjani

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

Pak ditë pasi u morë në pyetje në SPAK, organi i akuzës ka kërkuar informacione në disa institucione për ligjvënënësin democrat.

Kujtojmë që në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.

/Shqip.com