Freiburgu – “ajka” e Bundesligës

Freiburgu është befasia e “ëmbël” këtë sezonë në Bundesliga.
Skuadra e udhëhequr nga Christian Streich është ekipi i vetëm që nuk është njoftuar ende me humbje, në elitën e futbollit në Gjermani, shkruan Shqip.com.
Ata janë duke qëndruar “në hije” të Dortmundit dhe Bayernit, duke pritur që dy gjigandët të gabojnë dhe të i “vërsulen” vendit të parë.
Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara, Freiburgu ka gjashtë fitore, katër barazime dhe 22 pikë të grumbulluara. Dy më pak se Dortumundi që është në vendin e dytë, dhe pesë më pak se bavarezët që janë në krye të tabelës.
Ekipi i themeluar në vitin 1904, ndonëse nuk kanë bërë transferime me çmime “astronomike” , po tregohen arrë e fortë për çdo kundërshtarë.
Ajo çka vërehet te kjo skuadër, është loja e mirë në grup, në çdo repart të fushës.
Me nga tre gola, këtë kampionat kanë kontrbouar, Vincenzo Grifo, Lucas Holer dhe Jeong Woo-Yeong.
Sezonën e kaluar, Freiburgu e mbylli në pozitën e tetë, duke mos u kualifikuar as në Europaligë. Kurse, nëse e ruajnë renditjen aktuale në Bundesliga, atëherë do kualifikohen direkt në Ligën e Kampionëve./Shqip.com
