Franca me probleme para gjysmëfinales, dy futbollistë të rëndësishëm mungojnë në stërvitje
Publikuar:
(13.12.2022 10:23:16)

Franca është në siklet të madh, para gjysmëfinales ndaj Marokut.
Kombwtarja franceze synon biletën për në finalen e Kupës së Botës, por duhet të kalojë sfidën e quajtur Marok. Në stërvitjet para kësaj ndeshje, dy lojtarë i kanë munguar skuadrës.
Dayot Upamecano dhe Aurelien Tchouameni janë dyshja që nuk dolën në stërvitje.
Dyshja franceze ka ndjerë disa shqetësime dhe kjo shtynë stafin teknik të frikësohen se mos mungojnë në gjysmëfinale ndaj Marokut.
Tchouameni ishte lojtar kyç në këtë rrugëtim të Francës, si shtyllë kryesore e mesfushës.
Lojtari i Real Madrid ishte golashënues në çerekfinale, ku shënoi nga jashtë zonës.
Mbetet të shihet nëse dy lojtarët do të arrijnë të rikuperohen në kohë dhe të kontribuojnë ndaj Marokut.
/Shqip.com