Sport Ndërkombëtar

Franca kampione e Ligës së Kombeve

Franca është fituese e Ligës së Kombeve.

Kampionët e Botës e kanë mposhtur Spanjën me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”, shkruan Shqip.com.

Spanjollët ishin më dominues në fillim të ndeshjes, por për të parë golin e parë u desh të pritej deri në minutën e 64-të.

Golin e epërsisë për “La Rojan” e shënoi Oyarzabal pas një veprimi të mirë individual.

https://twitter.com/ifast222/status/1447293710107123712?s=20
Goli i shënuar nga Oyarzabal

Por, ky gëzim i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi, Karim Benzema e shënoi një gol maestral për të tundur rrjetën e Unai Simeon dhe për të barazuar rezultatin në 1-1.

Goli i shënuar nga Benzema

Për të i dhuruar këtë trofe francezëve u përkujdes ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Paraqitje të jashtëzakonshme në këtë finale pati portieri i Francës, Hugo Lloris që ishte vendimtar me disa pritje të tij në fund të lojës.

https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1447298761823334411?s=20
Goli i shënuar nga Mbappe

Ky ishte edicioni i dytë i këtij kompeticioni, ndërsa vitin e kaluar fituese kishte dalë Portugalia.

Ky trofe është shumë e rëndësishëm për Didier Deschamps, i cili tashmë e ka larguar nga supet presionin e shkarkimit./Shqip.com