Sport Ndërkombëtar

Franca e nis me këmbë të mbarë Euro 2024

Njëri prej favoritëve kryesor të këtij Evropiani, Franca e ka nisur me fitore këtë event.

“Gjelat” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Austrisë në xhiron e parë të fazës së grupeve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 38-të të takimit.

Pas një depërtimi të Mbappes, Wober shënoi autogol për fitoren e francezëve.

Deri në fund, Franca pati edhe disa raste shënimi, por që nuk arriti të shënonte më shumë.

Në fundin e ndeshjes, Kylian Mbappe u gjakos, duke e lënduar hundën.

Ai u detyrua të largohej nga fusha e lojës dhe deri më tani nuk dihet më shumë rreth lëndimit të tij.

Me këtë fitore, Franca tani shkon në tri pikë në grupin D, aq sa ka edhe Holanda.

Austria dhe Polonia janë në dy pozitat e fundit pa pikë.

/Shqip.com