Franca dhe Holanda e mbyllin natën me fitore

Kampionët e Botës e kanë mbyllur serinë negative të rezultateve, pasi sonte mposhtën Finlandën me rezultat të pastër 2-0.
Në këtë ndeshje në formë të lartë dukej të ishte sulmuesi i Atletico Madrid, Antonie Griezzman i cili ishte autor i të dy golave, shkruan Shqip.com.
Griezzman, shënoi në minutat 35 dhe 54 dhë kështu i dhuroi pikë të plota francezëve, të cilët vazhdojnë të jenë lider në Grupin D.
Numri shtatë, me këta dy gola u bë golashënuesi i katërt me i mirë në histori të Francës, duke e barazuar legjendën, Michel Platini.
Në ndeshjen tjetër që u konsiderua “derbi” në letër, Holanda arriti që të turpërojë Turqinë të cilën e mposhti me rezultat të thellë 6-1.
Njeriu i kësaj ndeshje ishte Memphis Depay që shënoi tre gola dhe pati një asistim, kurse nga një gol shënuan Davy Klassen, Guus Til dhe Donyell Malen, kurse golin e nderit për Turqinë e shënoi Cekis Under.
Pas këtij takimi, “tulipanët” janë në krye të tabelës së Grupit G me 13 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
Irlanda 1-1 Serbia
Bosnja dhe Hercegovia 2-2 Kazakistani
Austria 0-1 Skocia
Danimarka 5-0 Izraeli
Noevegjia 5-1 Gjibratari
Kroacia 2-0 Sllovenia
Rusia 2-0 Malta
Sllovakia 2-0 Qipro/Shqip.com