Sport Ndërkombëtar

Franca – Australia, formacionet zyrtare

Ndeshja e fundit e programit të sotëm në Kupën e Botës është ajo ndërmjet Francës e Australisë, e cila fillon në orën 20:00.

Stadiumi “Al Janoub” do të jetë nikoqir i ndeshjes në të cilën kampioni i botës do të synojë ta nisë me fitore mbrojtjen e titullit.

Takimi i fundit mes Francës dhe Australisë daton në muajin qershor të vitit 2018, ku asokohe francezët regjistruan fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndeshja e sotme mes Francës dhe Australisë i takon xhiros së parë të Grupit D.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta nisin ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Franca (4-1-2-3): Lloris; Hernandez, Upamecano, Konate, Pavard; Tchouameni; Rabiot, Griezmann; Mbappe, Giroud, Dembele

Australia (4-1-2-3): Ryan; Atkinson, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; McGree, Irvine; Leckie, Duke, Goodwin

/Shqip.com