Lajme

Fqinjët e gjejnë të vdekur një grua në Reçan të Prizrenit, policia nis hetimet

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete nga fqinjët e saj në Reçan të Prizrenit.

Për rastin, Policia ishte njoftuar nga një burrë i cili ka thënë se fqinja e tij nuk është parë që dy ditë.

“Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë  nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, rasti është duke vazhduar që të hetohet.

/Shqip.com