FOTOLAJM/ Natën e dasmës së Dafina Zeqirit, ish i dashuri i këngëtares prezanton parteren e tij të re? Postimi i DJ të njohur ngre dyshime
Këngëtarja mjaft e njehur shqiptare, Dafina Zeqiri, i dha fund beqarisë një natë më parë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin në martesë.
Në një dasmë luksoze me dhjetëra të ftuar VIP, Dafina dhe Kreshniku festuan krah miqve të tyre më të ngushtë dashurinë e tyre.
Dasma e këngëtares beri bujë në të gjitha mediat, por ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen orët e fundit, ka qenë edhe një postim i ish-partnerit të këngëtares, Dj Geek, i cili duket se ka prezantuar të dashurën e tij të re natën e dasmës së ish-it të tij.
Dj Geek, ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, një foto krah modeles Nita Krasniqi.
Dyshja janë shfaqur shumë të afër më njëri-tjetrin ku duket se kanë nisur festimet për natën e Halloween-it.
Kujtojmë se Dafina dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vitin e kaluar. Thashethemet se marrëdhënia mes çifit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.
Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.
Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë, por jo për shumë gjatë.
Pas ndarjes nga Dj Geek, ajo nisin romancën me Kreshnik Gjergjin, i icili ishte krah saj si në koncerte ashtu edhe në të përditshmen e saj, ndërsa sot janë zyrtarisht burrë dhe grua.
/Shqip.com