Lajme

Fotografoi dhe incizoi fshehurazi një vajzë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Fotografim i fshehtë

Një grua është fotografuar dhe incizuar fshehurazi përmes dritares nga një person gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së enjtes në Prizren, njofton Shqip.com.

Kështu bën të ditur policia, në njoftimin e të cilës thuhet se vetë viktima e ka raportuar rastin, duke thënë se këto incizime dhe fotografi janë bërë me telefon.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Prizren 08.07.2021 – 04:31. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes dritares fshehurazi i kishte bërë fotografi dhe disa incizime me telefon”, bën të ditur PK.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Shqip.com