FOTO / Rrëshqitje e dheut, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë – Gjilan
Publikuar:
(20.05.2024 10:48:39)

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë.

Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Durmishi në profilin e tij në “Facebook”.

Gjatë ditës së djeshme ka qenë e bllokuar edhe rruga Klinë-Gjakovë, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
/Shqip.com