Lajme

FOTO/ Protesta, vendoset gardhi metalik para Kryeministrisë, opozita ngre podiumin

Policia po i “jep doren e fundit” përgatitjeve për protestën e opozitës, e cila do të mbahet në orën 17:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Efektivët kanë vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ndërkohë po vendoset edhe podiumi nga ku do të flasin përfaqësuesit e opozitës.

I pranishëm sot në protestë nuk do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha pasi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por pritet që ai t’u drejtohet qytetarëve me një video mesazh.

Për mbarëvajtjen e protestës, në terren do të jenë mbi 1 mijë efektivë nga Policia e Rendit, Shqiponjat, FSK dhe RENEA.

Në terren do të ketë edhe autobote me ujë dhe gaz lotsjellës, që do të përdoren vetëm në rast se sulmohen institucionet dhe efekticët e policisë me sende të forta.

Për mbarëvajtjen e protestës, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara, duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” apo edhe “Rruga e Elbasanit”.

/Shqip.com