Lajme

FOTO/ Policia kërkon ndihmë: Na njoftoni nëse e njihni këtë person

Grabitja e ndodhur disa ditë më parë në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë është zbardhur dhe autori është identifikuar. Autori, i cili kërcënoi me armë punonjësit dhe arriti të merrte disa celularë është Afrim Dulaj 43-vjeç, banues në Tiranë.

Drejtoria e Policisë Tiranë vendosi shpërblim 5000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij”, sipas policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

/Shqip.com