Lajme

FOTO/ Pirgje me euro në kazanë e kasaforta, florinj, diamante e ora të shtrenjta. Ja çfarë gjeti SPAK në bazat e “kokave” të krimit

Mbi 4.5 milion euro pasuri janë sekuestruar gjatë megaoperacionit të SPAK në disa qytete të vendit.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-2.996.760 euro cash; sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

-ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 euro;

-armë zjarri; targa të përshtatura automjetesh;

-automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro); sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen u goditën gjatë këtij megaoperacioni, ndërsa u lëshuan 43 urdhër arreste.

/Shqip.com