FOTO / Osmani në Itali takohet me Hillary Clinton: Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve
Publikuar:
(28.06.2024 20:11:40)
![Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali.](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/Vjosa-3.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image-470-809x1024.png)
E para e shtetit ka bërë të ditur se gjatë këtij samiti është takuar me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton dhe ambasadoren Melanne Verveer.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image-471-768x1024.png)
“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtjesore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, shkroi Osmani.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image-472-768x1024.png)
Më tej, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image-473-1024x768.png)
/Shqip.com