Lajme

FOTO/ Kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e ish-policit të Burgjeve Gentian Bejtja

Dy personat që shihni në foto janë arrestuar për vrasjen e ish-policit të Burgjeve Gentian Bejtja në Fushë Krujë, pasditen e të premtes së kaluar.

Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë Ilir Beqiraj dhe Edison Haxhiu.

Ky i fundit dyshohet se u ka ardhur në ndihmë autorëve të largohen menjëherë pas ngjarjes duke ua vënë në dispozicion makinën e tij tip “Golf”.

Ngjarja e rëndë kriminale u regjistrua paditen e 15 marsit në Larushk të Fushë Krujës.

Gentian Bejtja u ekzekutua brenda rrethimit të banesës së tij me 30 plumba dhe më pas autorët u larguan duke djegur disa minuta më pas automjetin.

Paraprakisht, sipas hetimeve, ka dyshime se krimi është kryer kundrejt pagesës.

Edison Haxhiu

Ilir Beqaraj

Lexo edhe:
Atentati me 30 plumba ndaj Gentjan Bejtja, arrestohen Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu- zbulohet roli në vrasje

/Shqip.com