FOTO/ Gurët marrin para fouristradën te Rruga e Arbrit, raportohet për të lënduar
Publikuar:
(18.06.2024 22:40:03)

Rrëshkitja e disa gurëve në Rrugën e Arbrit ka rrezikuar jetën e disa personave që udhëtonin me një fouristradë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkallës së Tujanit.
Në këtë vend, një masiv gurësh është shkëputur dhe ka goditur makinën, duke rrezikuar jetën e personave që udhëtonin me fouristradën.
Personat e lënduar mësohet se kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.
/Shqip.com