Lajme

FOTO/ Digjet makina në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Automjeti ka qenë në lëvizje në zonën e kopshtit botanik, kur ka shpërthyer në flakë.

Nga pamjet duket qartë se automjeti është shkrumbuar, ndërsa nuk dihet nëse ka ose jo persona të lënduar.

Djegia e makinës ka bërë që Unaza e Madhe të bllokohet për disa minuta derisa shërbimi zjarrfikës neutralizoi flakët.

/Shqip.com