FOTO/ Alarmi për bombë te hotel Plaza, evakuohen klientët mes panikut. Burri del vetëm me robdeshan nga suita
Publikuar:
(30.05.2025 22:14:32)

Hotel Plaza është evakuuar pas alarmit për bombë në zonën e parkingut. Klientëve u është kërkuar të dalin me urgjencë jashtë.
Siç duket edhe në foton që sjell Shqip.com, një prej klientëve ka dalë me robdeshan nga suita e Plazës.
Policia ushtroi kontrolle për lëndë eksplozive pas alarmit të marrë nga një telefonatë anonime.
Por nga veprimet e forcave xheniere në terren nuk u konstatua asgjë e rrezikshme në zonën ku telefonata lokalizoi prezencën e bombës.

/Shqip.com