Foshnja e parë e vitit 2022 në Kosovë është djalë

Foshnja e parë e vitit 2022 në Kosovë është e gjinisë mashkullore, përcjell Shqip.com.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Gjinekologjikë, Jakup Ismajli, i cili konfimoi se foshnja e parë është djalë nga Prishtina.
“Porsa përfundoi lindja e parë në vitin 2022, pacientja ka inicialet H.SH. Lindja e parë u krye me prerje cezariane, lindi fëmijë të gjinisë mashkullore, pesha trupore 3.18 kilogramë”, tha Ismaili.
Tutje, ai ka folur edhe për numrin e lindjeve gjatë vitit 2021, ku tha se ishin gjithsej tetë mijë e 840 lindje.
“Vitin që lamë pas kemi pasur 8 mijë e 840 lindje, 5 mijë e 800 operacione, ka qenë vit i rëndë kur kemi parasysh edhe pandeminë. Por, fal angazhimit të personelit arritëm t’ia dalim dhe ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Ismajli.
Po ashtu, ai shtoi se aktualisht nuk është duke marrë trajtim asnjë grua shtatzënë e cila është e infektuar me COVID-19./SHQIP.com