Teknologji

Formula E “Attack Charge” do të pompojë 4 kWh energji në bateri në 30 sekonda

Formula E “Attack Charge” cila është tërësisht elektrike po bëhet gati për sezonin e saj të ardhshëm. Drejtuesit e saj kanë njoftuar për disa përditësime të rregulloreve të saj sportive sot.

Pas ndryshimeve të bëra, Formula E “Attack Charge” do të pompojë 4 kWh energji në bateri në 30 sekonda, raporton Arenaev.

Po ashtu është bërë e ditur se Formula E “Attack Charge”,  do të ketë një ndalesë të detyrueshme gjatë një periudhe të paracaktuar në një garë, e cila më pas do të zhbllokojë dy periudha të përmirësuara të modalitetit që do të vendosen më vonë në garë ku fuqia e prodhimit të makinave të reja Gen3 do të rritet nga 300 kW në 350 kW.

Formati ekzistues i modalitetit të fuqisë që aktivizohet nga drejtuesit gjatë garës do të ruhet në garat ku nuk do të shfaqet Attack Charge.

Nga ana tjetër, Fanboost është ndërprerë dhe nuk do të jetë pjesë e Sezonit 9.

/Shqip.com