Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Greqisë, Rashica fillon nga minuta e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Greqi, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20-45.
Trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur të mos bëjë ndryshime të mëdha në formacionin startues, duke bërë vetëm një ndryshim, transmeton Shqip.com.
Në vend të Elbasan Rashanit që startoi në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, sonte ka startuar Milot Rashica, ndërsa pjesa tjetër e formacionit mbetet e njëjtë.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualfikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Momentalisht, Dardanët gjendet në vendin e tretë në tabelën e Grupit B, me tre pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Greqia gjendet një pozitë më poshtë me dy pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com