Sport Ndërkombëtar

Formacioni zyrtar i Gjilanit kundër FK Liepaja

Pas fitores minimale në Prishtinë, Gjilani do të kërkojë të vazhdojë tutje me një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e dytë.

Zekirja Ramadani ka publikuar 11-shen startuese që do të luftojnë kundër FK Liepajans, për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Portën do ta mbroj Enea Koliqi, kurse përball tij janë renditur Fabjan Beqja, Yll Hoxha, Arbër Prekazi dhe Besart Krivanjeva.

Pjesën tjetër të skuadrës do ta përbëjnë lbert Dabiqaj, Keita Aziz, Elton Cale, Baton Zabërgja e Shend Kelmendi e Blerim Krasniqin.

Gjilani ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat minimal 1-0, me një goli të shënuar nga Albert Dabiqaj.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00./Shqip.com