Forca të shumta të sigurisë para nisjes së koncertit ku do të përformojë Goran Bregoviç
Publikuar:
(22.08.2021 21:06:05)

Në Korçë sot mbahet nata e fundit e “Festës së Birrës”, ku pritet të përformojë edhe këngëtari, Goran Bregoviç.
Për këtë trupa policore po mbajnë sigurinë, madje trupa sigurie janë parë edhe lartë nëpër ndërtesa.
Të shtunën përmes një komunikate, Bashkia e Korçës kishte deklaruar se “Bregoviç këngën e parë do ta këndojë në gjuhën shqipe”.
Pjesëmarrja e tij është kritikuar ashpër në Shqipëri e Kosovë.
Madje, të gjithë artistët kosovarë të ftuar në Festival kanë anuluar pjesëmarrjen. /Shqip.com