Sport Ndërkombëtar

Foden ia siguron tri pikë City-it

Manchester City ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titull.

Skuadra e Pep Guardiolas ndaj Evertonit në “Goodison Park” ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1:0.

Golin e tri pikëve e realizoi mesfushori anglez Phil Foden, i cili shënoi në minutën e 82-të për t’ia siguruar fitoren Manchester City-it.

Me këtë fitore City  mbetet lider në Premier League, me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë Liverpooli, por “The Reds” kanë një ndeshje më pakë të zhvilluar.

Me këtë fitore Manchester City pas 27 ndeshjeve në Premier League ka 66 pikë, kurse Evertoni është në pozitën e 17-të me 22 sosh.

Në ndeshjen e radhës City do të përballet me rivalin e qytetit Manchester United, derisa Evertoni përballet me Tottenhamin./Shqip.com